Një kafkë njerëzore është gjetur në pyjet e shtetit Durikai, pranë kufirit të Queensland, të hënën në mëngjes.
Kafka u gjet në një pjesë të largët të pyllit me shkurre, ku automjetet janë të kufizuara të hyjnë, nuk ka asnjë objekt dhe kampingu është i ndaluar.
Agjencia Courier Mail, njofton se personi i cili ishte duke ecur dhe rastësisht u përplas në kafkë, ka lajmëruar menjëherë policinë dhe vendi u deklarua një skenë krimi.
Mbetjet e gjetura do të dërgohen për analiza mjeko-ligjore me shpresën për identifikimin e të ndjerit
Një zëdhënëse e Policisë së Queensland tha për Daily Mail Australia se “duket sikur kafka ka kohë që ka qenë në atë vend.”
Pylli i shtetit Durikai ishte një vend i preferuar për kërkuesit e arit, ndërsa tani pjesë të mëdha të tij janë mbyllur dhe policia po vazhdon hetimet./tvklan.al