Konsumatorëve po u bëhet thirrje të hedhin luleshtrydhet e blera gjatë javës së kaluar në Queensland, Australi pasi një qytetar gëlltiti një gjilpërë që gjendej brenda frutit.
Zyrtarët e shëndetësisë dhe policia të mërkurën thanë se gjilpërat ishin të fshehura në të paktën tre kuti kartoni me luleshtrydhe të furnizuara nga një fermë në juglindje të Queensland.
Joshua Gane po bënte një xhiro me makinë me mikun e tij Haoni van Dorp të dielën pasdite, kur ndaluan të blejnë një pako me luleshtrydhe.
Menjëherë pasi u kthyen në makinë, van Dorp tha se ai tentoi të hante një luleshtrydhe duke gëlltitur gjysmën e një gjilpëre para se të gjenin edhe një tjetër.
Policia beson se gjilpëra mund të jetë futur me qëllim në frut dhe se autori ka dashur t’u bëjë keq konsumatorëve.
Gane ka postuar provat në Facebook, së bashku me një foto ku shihet një kunj metalik që po nxirret nga luleshtrydhja. Ai tha se pasi kontrolluan pjesën tjetër të luleshtrydheve, ata gjetën një tjetër gjilpërë. Ai tha se iu desh të dërgonte mikun e tij menjëherë në urgjencë pasi dhimbje të tmerrshme barku.
Policia e Queensland tani ka filluar një hetim mbi kontamimin e markave të luleshtrydheve.
Autoritetet po bashkëpunojnë me shitësit për të siguruar që të gjitha stoqet të hiqen nga shitja për të parandaluar incidentet e mëtejshme./tvklan.al