Duhet të kalonte në anën tjetër të rrugës, e për ta bërë këtë iu desh të zvarritej mes përmes saj.

Bëhet fjalë për një piton rreth 5 metra të gjatë, i cili mori kohën e nevojshme për të kaluar një rrugë në Holloways Beach, Queensland të Australisë, mëngjesin e së premtes.

Sa i përket makinave, ato u detyruan që të ndalonin derisa zvarraniku gjigant të kalonte në anën tjetër. Amber Campbell e filmoi të gjithë këtë skenë dhe e postoi videon në profilin e saj në Facebook.

“Ishte gjigand. Nuk kisha parë kurrë më parë një të tillë… ishte pa frikë 5 metra. Ishte i trashë sa këmba ime”,

tha Campbell.

/tvklan.al