Një aksident ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë. Në aksident u përfshinë dy makina, një Ford që drejtohej nga H.M., dhe një makinë Fiat, në timonin e së cilit ndodhej B.L.

Nga përplasja mbeti e plagosur një pasagjere që ndodhej në makinën Ford. Ajo u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes, autoritetet policore vijojnë hetimet për zbardhjen e saj./tvklan.al