Ai krijon portrete të ndryshme me gjethet e duhanit
Piktori kuban Milton Bernal krijon portrete të ndryshme të realizuara me gjethe duhani.
63-vjeçari vendos gjethe të lagura duhani mbi skicat e tij të personaliteteve të famshme të lidhura me Kubën nga ikona revolucionare Che Guevara deri te shkrimtari i shekullit të 20-të Ernest Hemingway.
“Duhani është një simbol i identitetit tonë kombëtar. Unë e konvertoj atë në një formë arti që nuk konsumohet, që nuk shkakton asnjë dëm, kështu që të gjithë mund ta shijojnë atë“, shprehet ai për gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters.
Duhani lulëzon në pjesën më të madhe të pjesës perëndimore të Kubës dhe veçanërisht në provincën Pinar del Rio, vendi i duhanit dhe purove më të mira në botë.
Ky piktor udhëton atje rregullisht për të mbledhur me kujdes materiale nga gjethet e mëdha të hedhura nga procesi i prodhimit të purove.
Ai i analizon ato sipas ngjyrës për t’iu përshtatur pikturave të tij të cilat shiten dhe shfaqen në shtëpi, restorante, dyqane dhe hotele në të gjithë Havanën dhe në mbarë botën.
Klan News