#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 10 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin. Kreu i KMSH: Së shpejti hapet edhe Xhamia e Namasgjasë

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin, ngjarjen më të rëndësishme të kalendarit të tyre. Kreu i komunitetit mysliman shqiptar Bujar Spahiu kërkoi më shumë solidaritet ndërsa tha se së shpejti do të çelet edhe xhamia e Namasgjasë.

SPAK ve nën hetim pasurinë e Fatos Tushes, i dënuar për shpërdorim detyre

SPAK nisur një hetim për pasurinë e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i dënuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Tushe u paraqit mëngjesin e sotëm në SPAK për të dhënë shpjegime.

Traktori bie në kanal në Kurbin, humb jetën drejtuesi dhe punëtori

Një aksident tragjik me dy te vdekur ndodhi pasditen e sotme në Fushë-Kuqe të Kurbinit, teksa një traktor ra në kanal. Për pasojë humbi jetën drejtuesi i tij dhe një i ri nga Rrësheni. Viktimat u gjeten te mbytur poshtë mjetit nga banoret e zones.

Mediaset: “Boom” italianësh që kurohen në Shqipëri. Shërbim i shpejtë dhe i lirë

“Bum” italianësh që udhëtojnë për t’u kuruar në Shqipëri. Një reportazh i Mediaset vëren një rritje të turizmit shëndetësor drejt vendit tonë për shkak të kohës së shpejtë të marrjes së shërbimit dhe çmimeve më të lira.

Rritet me 23.7% energjia e prodhuar nga dielli. Shtohen subjektet që instalojnë fotovoltaikë

Të dhënat e fundit zyrtare flasin për një rritje të konsiderueshme të sasisë së energjisë së prodhuar nga dielli. Kontribut të lartë duket se kanë dhënë impiantet në Karavasta, por edhe sasia e prodhuar nga bizneset në treg të lirë.

Nga gjobe, në 8 vite burg kush u tregton duhan të miturve. Ashpërsohet kodi penal

Nga gjobë deri në 8 vjet burg rrezikojnë ata që do t’u shesin produkte të duhanit të miturve nën moshën 18 vjeç. Në një projektligj të dorëzuar në Kuvend ashpërsohen penalitetet në këtë drejtim si në ligjin për duhanin ashtu edhe në Kodin Penal.  

“Euro 2024”, UEFA kërkon korrektësi nga lojtarët. Nuk do të lejohen sjellet e ashpra ndaj arbitrave

Arbitrat që do të gjykojnë ndeshjet e Europianit janë të vendosur të mos tolerojnë sjellje të ashpra të lojtarëve në fushë. Kreu i tyre thotë se kombëtaret pjesëmarrëse janë paralajmëruar që futbollistët e tyre të kenë sjellje korrekte.

/tvklan.al