Ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Unazë të Re, ku u plagos në këmbë Spartak Beqaraj, duket të mos jetë për motive aq të lehta. Ai u qëllua nga Aleksandër Mehmeti, një emër i njohur ky për drejtësinë shqiptare. 20-vjeçari rezulton të jetë i shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit, pasi për të është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.
Efektivët janë vënë në kërkim të tij, ndërsa bashkë me të janë shpallur në kërkim për moskallëzim krimi edhe dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Erion Dautaj dhe 19-vjeçaren Elvira Çapollari. Ata akuzohen për moskallëzim krimi.
Klan Plus