Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum të Vlorës.
Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu i plagosur ka mbetur 29-vjeçari Sildi.V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri është dërguar drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar. Autori i ngjarjes dyshohet të jetë Qerim.B., ku ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas asaj që raporton korrespondentja e Klan News, Greta Haskaj, ndaj 29-vjeçarit dyshohet se është qëlluar 10 herë.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/tvklan.al