Hailey Bieber gjithnjë “qëllon në shenjë” kur bëhet fjalë për trendet e manikyrit. Të gjitha vajzat u çmendën pas thonjve të verdhë në Qershor apo me ato ‘French’ të bardhë përgjatë verës.
Hailey sapo ka ndarë në Instagram zgjedhjen e saj të radhës, që padyshim do dominojë vjeshtën 2024.
“Gati për vjeshtën”, shkruan modelja krahas fotos së dorës me thonjtë në nuancën elegante kafe-portokalli. Sigurisht nuk mund të mos vihet re dhe unaza e saj e diamantit ku shkruhet “mom”.
Artistja e saj e thonjve, Zola Ganzorigt shpjegoi se kishte përzier 5 ngjyra të ndryshme për atë nuancë perfekte, që i ngjan gjetheve të stinës që sapo ka nisur.
/tvklan.al