Ata që i kanë ndjekur sadopak  Lojërat Olimpike mund të kenë vënë re shenjat e rrumbullakëta që i përngjajnë nxirjeve në shpinën e notarëve. Yje si Nicolo Martinenghi apo Michael Phelps janë disa prej shembujve.

Terapia e ‘cupping’ është një praktikë e mjekësisë lindore që ka gjetur menjëherë vend mes lojtarëve profesionistë. Ndryshe nga teknikat e tjera, ‘cupping’ ka një veçanti.

“Mendojeni ‘cupping’  si një masazh në drejtim të kundërt”, thotë dr. Laura Sniper. “Masazhi është presion pozitiv drejt muskujve për t’i tërhequr dhe stimuluar qarkullimin. Me ‘cupping’, indet ngrihen dhe tërhiqen nga aplikimi i kupave thithëse që krijojnë presion te muskujt dhe indet lidhore për të rritur qarkullimin e lokalizuar”.

Kupat thithëse lihen për 5-10 minuta prandaj shfaqen edhe shenjat rrethore.

“Sa më të errëta të jenë, aq më shumë tension ka në atë zonë të trupit. Në përgjithësi tregon që muskujt në atë zonë kanë qenë shumë të ngarkuar për një periudhë të gjatë kohe”.

Yje si Gwyneth Paltrow, Hailey Bieber apo Jennifer Aniston e kanë përdorur herë pas here. Por ‘cupping’ është për këdo,  jo vettëm për të famshmit apo sportistët.

Kushdo që ka muskuj të tensionuar apo dhimbje trupi mund të përfitojë prej ‘cupping’. Një seancë do të lehtësojë menjëherë muskujt. Për sportistët rekomandohet  dy herë në muaj, sidomos gjatë sezoneve stërvitore. Për të tjerët, mjafton edhe një herë në muaj por mund të bëhet edhe më shpesh nëse dhimbjet e muskujve janë më të përsëritura”, përfundon Sniper./tvklan.al