Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit është në prag. Palët janë 90% dakord për pikat e diskutuara mes tyre në negociatat që zhvillohen prej fillimit të këtij viti në Doha të Katarit, siç bëjnë të ditur mediat izraelite që citojnë burime pranë qeverisë së Benjamin Netanjahut.
Është rënë dakord që pengjet izraelitë të mbetur ende në duart e militantëve palestinezë të shkëmbehen me të burgosur palestinezë në burgjet e Izraelit. E vetmja pikë ku ka ende mosmarrëveshje është se Hamasi nuk ka marrë ende garanci nga qeveria e Netanjahut, se lufta s’do të vazhdojë pas shkëmbimit të pengjeve dhe të të burgosurve.
Qeveria izraelite është nën presion të madh nga brenda vendit, për arritjen e një armëpushimi. Të Shtunën pati tubime masive të tensionuara, ku manifestuesit i kërkuan qeverisë të pranojë armëpushimin që pengjet më në fund të kthehen në vend.
Po të shtunën, Izraelin e vizitoi edhe i dërguari i posaçëm i administratës së Donald Trampit për Lindjen e Mesme Stiv Uitkof, i cili nxiti kryeministrin Netanjahu për armëpushim.
Tv Klan