Një qen me lot në sy i cili mban pranë vetes një shënim ku kërkon që t’ja kthejnë sërish mikun e tij që e kanë rrëmbyer, ka prekur të gjithë kalimtarët.
Qeni i quajtur Maomao shpesh e kalonte kohën e tij duke luajtur me një qen tjetër Doudou të cilët ishin komshinj në një provincë të Kinës. Të dy qentë ishin të pandashëm derisa Doudou u rrëmbye nga një burrë në mes të rrugës muajin e kaluar.
Në një përpjekje për të kërkuar për qenin e zhdukur, Z. Shao pronari i tij ka postuar një video me Maomao që mbante një shënim ku kërkon që t’ja sillnin Doudou përsëri në shtëpi.
Pamjet në video tregojnë se njerëzit që shëtisin në park ndalojnë për të lexuar shënimin dhe shohin Maomao duke qarë.
Ai ndjen mungesën e Doudou dhe refuzon të largohet nga parku, madje ai shihet duke u shtrirë në tokë dhe lotët që i rridhnin në fytyrë.
Pronari i Doudou ka publikuar në video edhe momentin kur ai është rrëmbyer nga hajduti i qenve në 23 Dhjetor.
Për mediat e huaja ai është shprehur: Unë shpresoja që Maomao të mund të tërhiqte vëmendjen e njerëzve me këtë shënim dhe ndoshta dikush do na ndihmonte në gjetjen e Doudou. Ne kemi qenë në shumë vende, tregje të lagura, thertore, tregje qensh dhe kemi shpërndarë fletëpalosje aq sa kemi mundur. Unë e di që shanset për të gjetur Doedou janë shumë të vogla, por ne nuk do dorëzohemi. /tvklan.al