Pronari i një blloku banesash në Uashington, SHBA i ka bërë një dhuratë të “hidhur” qiramarrësve të tij për Krishtlindje. Ai i ka dërguar një letër dhe një zarf, ku shprehet se për shkak të Covid-19 të gjithë po kalojnë një krizë dhe për t’i lehtësuar nga kjo gjë, paratë që duhet të paguajnë për muajin, duhet t’ja dërgojnë me postë.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga qiramarrësit, ku janë revoltuar me këtë gjest.  Një nga qiramarrësit i ka bërë foto letrës dhe e ka publikuar në rrjetet sociale ku kërkon mendimin e të tjerëve se si i duket ky gjest.

Në shënim thuhej: “Stresi i covidit mund të përkeqësohet në sezonin e pushimeve. Ne shpresojmë se një zarfi postar për të postuar çekun tuaj të qerasë do t’ju lehtesojë disi nga stresi”.

Paul Moore, kryetari i këshillit të banorëve të komunitetit, është shprehur se kjo letër nuk kishte asnjë qëllim negativ, ata thjesht kishin dashur të bënin diçka për banorët. /tvklan.al