Qytetaret u veshën si personazhet e serialit të njohur ‘Squid Game’
Një protestë e pazakontë është zhvilluar në rrugët e Seulit ku mijëra qytetarë të veshur sipas personazheve të serialit të njohur të Netflix “ Squid Game” kërkuan më shumë të drejta dhe kushte më të mira në punë .
Të veshur me kostume rozë dhe maska me simbole të bardha rrethi, katrorë ose trekëndëshi ashtu si personazhet e serialit që ka bërë xhiron e botës, ata i ranë daulleve dhe kërcyen. Kjo protestë u shtri në 13 qytete të ndryshme të Koresë së Jugut.
Rreth 12,000 efektivë policie ishin vendosur për të bërë të mundur që protesta të mos kishte incidente.
Protestuesit të cilët kërkuan rritje të pagës minimale thanë se luftojnë çdo ditë si personazhet e filmit për të mbijetuar.
Punëtorët punojnë mesatarisht 44.6 orë në javë ne Korenë e Jugut më shumë se numri i orëve mesatare javore të punës që kanë vendet anëtare të OECD”, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
Protesta është konsideruar e jashtëligjshme nga autoritetet koreane pasi ata kanë shkelur kufizimet e COVID-19 . Presidenti Korean Moon Jae-in gjithashtu inkurajoi punonjësit e sindikatave që të mos mblidhen në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Klan News