Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martën në një shkollë fillore në Korenë e Jugut. Një mësuese ka goditur për vdekje me thikë një vajzë 8-vjeçare.

Vogëlushja u gjet me plagë të rënda në katin e dytë të shkollës, rreth orës 18:00 (me orë lokale). Pranë saj qëndronte mësuesja e cila gjithashtu kishte plagë në trup. Mediat e huaja bëjnë me dije se fillimisht vajza u raportua si e zhdukur, por kërkimet zbuluar se ajo ishte sulmuar në shkollë.

Autoritetet që po hetojnë ngjarjen dhe dyshojnë se 40-vjeçarja mund të ketë lënduar veten. Ndërkohë që para uniformave të policisë ajo pranoi krimin.

Edhe pse hetimet janë duke vazhduar, dyshohet që 40-vjeçarja e ka kryer krimin në kushte të rënda psikologjike. Më 9 Dhjetor ajo kishte kërkuar 6 muaj leje duke pretenduar se ishte në depresion. Por, nuk vonuan as 20 ditë dhe ajo u kthyer sërish në detyrë. Mjekët e kishin vlerësuar atë si të aftë për punë.

Koreja e Jugut është një vend i cili ka rregulla të rrepta sa i takon sigurisë në shkolla dhe kontrollit të armëve. Megjithatë vitet e fundit është përballur me disa krime të rënda./tvklan.al