Ndryshe nga sa kishte lënë të kuptohej në mediat katalanase, presidenti Carles Puigdemont nuk thirri zgjedhje të reja në Katalonjë. Në një deklaratë për shtyp, kreu rajonal tha se nuk janë kushtet për të shkuar në zgjedhje.
Carles Puigdemont (President i Katalonjes)
Nëse do të kishte garanci do të kisha thirrur zgjedhjet, por këto garanci nuk nga ana e Madridit nuk janë. Aktivizimi i nenit 155 është abuziv dhe i padrejtë, ne nuk pranojmë masat që ka vendosur qeveria.
Përballë presionit të grupeve politike katalanase që ishin ndarë në dy pjesë, Puifdemont njoftoi se do t’i takojë parlamentit të vendosë për shpalljen e pavarësisë. Partia Socialiste e Katalonjës dhe “Ciudadanos” kërkojnë zgjedhje të reja, ndërsa Partia e Unitetit Popullor shtyn presidentin Puigdemont të shpallë menjëherë pavarësinë, pasi sipas tyre, zgjedhjet e reja do të ishin një padrejtësi ndaj referendumit.
E menjëhershme ishte edhe përgjigja e Madridit. Zv/kryeministrja spanjolle Soraya Saenz de Santamaria, i bëri thirrje Senatit të votojë pro nenit 155, pasi ky është interesi i përgjithshëm i Spanjës.
Tensioni vijon të mbetet i lartë në Barcelonë ku dhjetëra mijëra qytetarë dolën në shesh për të mbështetur pavarësinë nga Spanja.
Senati spanjoll pritet të mblidhet të premten për të miratuar vendimin e kryeministri spanjoll Mariano Rahoi për të shkarkuar presidentin Puigdemont dhe të marrë kontrollin e parlamentit.
Tv Klan