Gara për titullin kampion në La Liga është bërë shumë e luftuar.

Pas barazimit 1-1 në derbi mes Realit dhe Atletico-s, përfitoi Barcelona. Katalanasit triumfuan me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Sevilla-s dhe ngjiten në kuotën e 48 pikëve, 1 më pak se Atletico dhe 2 më pak se Reali kryesues.

Për titullin mund të ëndërrojë edhe Atlhletic Bilbao. Skuadra baske, renditet në vendin e katërt me 44 pikë të grumbulluara.

Pritet një kampionat shumë i luftuar, me skuadrat, kryesisht tre të parat, që synojnë trofeun e kampionit. /tvklan.al