Të gjithë fëmijët nga 0 deri në 16 vjeç në Kosovë do përfitojnë nga 100 Euro ndihmë për festat e fundvitit.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Albin Kurti gjatë një deklarate të posaçme për mediat, në krahë edhe të ministrit të Financave, Hekuran Murati tha se nga kjo do të përfitojnë 400 mijë fëmijë.
“Në këtë të diel me diell. Pikërisht sot do të bëjmë zgjatjen e dorës së shtetit. Ishin mësuar që buxheti të vihej në dispozicion për një grup të caktuar të njerëzve. Ne e bëmë shtetin për gratë, shtetin për fëmijët. Nga 0-16 vjeç të gjithë fëmijët edhe sivjet nga 100 Euro secili do të përfitojnë”, tha ai.
Bonusi nuk do të mungojë këtë vit as për pensionistët.
“Sikurse tashmë e kemi bërë traditë po ndahet mbështetje shtesë të njëhershme nga 100 euro për të gjithë pensionamrrësit”, tha Kurti.
Për opozitën edhe ky vendim i sotëm i qeverisë Kurti është në vazhdën e përpjekjeve për të blerë vota për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Tv Klan