Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vijoi procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në seancë u rikthye ish-presidenti Hashim Thaçi pas problemeve shëndetësore.
Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, i thirrur për të dëshmuar, ka kërkuar nga Prokuroria ta publikojë një dokument, për të cilin thotë se ia ka rrezikuar jetën familjes së tij.
Ai i ka quajtur kriminelë, ata hetues të cilët e kanë intervistuar në vitin 2019.
“Më kanë shpallur tradhtarë të kombit me një dokument që nuk e kam lexuar, nënshkruar dhe kurrë nuk është më paraqitur”, ka deklaruar Tara.
Ky dëshmitar gjatë luftës kishte nofkën “Komandant Hoxha”.
Ai është i 123-ti në listën e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Klan News