Një incident ka ndodhur mesnatën e së Hënës në rrugën “Mbreti Petri” në veri të Mitrovicës, në Kosovë. 6 persona të nacionalitetit serb janë përleshur me njëri-tjetrin, e më pas kanë sulmuar edhe efektivët e Policisë.
Organet e rendit bëjnë të ditur se të dyshuarit ishin në gjendje të dehur.
“Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarrë teëgjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Nga alkool testi rezultati se thuajse të gjithë personat e përfshirë në këtë rast kishin konsumuar sasi të larta alkooli.
1. N.N. – 24 vjeçar
2. N.N. – 26 vjeçar
3. A.B. – 28 vjeçar
4. A.B. – 30 vjeçar
5. I.R. – 24 vjeçar
6. B.D. – 19 vjeçar
/KlanKosova