Në takimin me mësuesit shqiptarë në Athinë Kryeministri Rama premtoi programin e mbështetjes financiare për 50 mësues shqiptarë që u mësojnë Gjuhën Shqipe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
“Ambicia jonë është që këtë numër ta rrisim, të arrijmë në një nivel që të mos kemi më zonë të pambuluar me mundësinë për të mësuar gjuhën shqipe”, tha Kryeministri Rama.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te bashkëpunimin me shtetin grek.
“Patjetër që duke qenë së bashku me Greqinë, në të njëjtën tryezë si të barabartë do të jemi edhe më të fortë si lagje këtu e Ballkanit dhe do të mund të bëjmë ende gjëra më të mira këtu se sa ç’do mund të bënim nëse nuk do të kishim këtë status të ri”, tha Rama.
Klan News