Gjashtë herë kampioni i MotoGP, Marc Marquez, e nisi me fitore sezonin e ri në MotoGP.
Piloti i Ducatit ishte më i shpejti në Çmimin e Madh të Tajlandës, e pas tij doli i vëllai, Aleks.
Fituesi i pole-position dhe sprintit Marquez bëri një nisje mjaft të mirë në një klimë të nxehtë dhe të lagësht në pistën ndërkombëtare të Buriram-it, por Alex, i cili e nisi në radhën e dytë, mori kryesimin pas 26 xhirosh.
Kur kishin ngelur edhe 3 xhiro nga përfundimi i garës, Marquez doli sërish i pari dhe fitoi për herë të parë që nga viti 2014, garën e parë të një sezoni të kampionatit botëror të motorëve.
Dy herë kampioni i MotoGP, Francesco Bagnaia, që është në të njëjtën skuadër me Marquez, plotësoi podiumin.
Marquez tregoi emocionet për suksesin e arritur.
“Jam shumë i lumtur! Dua të them, kjo është një ëndërr! Është një ëndërr që ta nis rrugëtimin tim të ri me Ducati në të tillë mënyrë, si kjo në Tajlandë ku fitova katër kampionatet e mia të fundit, të jem këtu me vëllain tim! E pabesueshme!”, tha Marc Marquez, pilotit i Ducatit.
32-vjeçari spanjoll zgjati epërsinë e tij në krye të kampionatit botëror MotoGP me 37 pikë, tetë më shumë se Alex i vendit të dytë dhe 14 përpara italianit Bagnaia.
Marquez tani shkon në 112 podiume në MotoGP, duke barazuar bashkatdhetarin Dani Pedrosa.
Klan News