Ati i Shenjtë pësoi një krizë respiratore e cila kërkoi ndërhyrjen e mjekëve. Nata ishte e qetë, Papa është duke pushuar”, thuhet në një shënim me një rresht nga Vatikani, i cili nuk jep më shumë detaje.

Megjithatë, me një ton më optimist Vatikani tha se Papa nuk kishte ethe dhe nuk shfaqte shenja të rritjes së numrit të qelizave të bardha të gjakut, duke shtuar se gjendja e tij shëndetësore mbetet e qëndrueshme.

Papa Françesku u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 Shkurt me probleme të rënda të frymëmarrjes për shkak të pneumonisë. Prej disa ditësh besimtarët janë mbledhur para spitalit dhe në sheshin e Shën Pjetrit për t’u lutur për Papa Françeskun.

Ati i Shenjtë nuk është parë në publik që nga hyrja në spital, mungesa e tij më e gjatë që nga fillimi i papatit të tij në Mars 2013, dhe mjekët e tij nuk kanë thënë se sa mund të zgjasë trajtimi i tij. Ky i fundit kaloi 9 ditë në Spitalin Gemelli të Romës në Qershor 2023, kur iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Klan News