Tashmë është bërë e ditur që Real Madridi e konsideron Xabi Alonson si kandidatin perfekt për të zëvendësuar Carlo Ancelottin në stol.

Italiani ka kontratë me “Los blancos” edhe për 15 muaj të tjerë, e më pas po mendon largimin.

Për të ardhmen e italianit është spekuluar vazhdimisht gjatë javëve të fundit, por duket se ai nuk ka në plan që të largohet përpara se kontrata e tij të përfundojë në verën e vitit 2026.

Edhe spanjolli, ka akord me Leverkusen në Qershor të 2026-ës.

Data që i shkojnë për shtat drejtuesve madrilenë, që kanë kohën e nevojshme për të gjetur pasardhësin e Ancelottit.

Por për “galaktikët’ nuk ka për të qenë e lehtë. Dhe kjo sepse 43-vjeçari ka shumë admirues falë punës së tij të jashtëzakonshme të bërë.

Shërbimet e tij i kërkon edhe Manchester City, me Pep Guardiolën që është në mëdyshje për të ardhmen.

Katalanasi zgjati kontratën me klubin anglez deri në verën e 2026 dhe pavarësisht situatës së turbulluar që po kalon, vështirë të largohet më herët.

Bild raporton se rrethanat janë të përshtatshme edhe për City-n, që e vlerëosn Alonson dhe mendon se ai mund të vazhdojë ecurinë e sukseseve që Pep ka lënë trashëgimi.

Por nëse trajneri do të kërkonte që të largohej më përpara, Leverkuseni nuk do ta ndalonte. Kjo e bën garën për shërbimet e tij mes dy klubeve me potencial ekonomik, shumë interesante.  

Klan News