Në takimin me asambletë socialiste 1 dhe 2, kryeministri Rama e vuri theksin tek lufta kundër korrupsionit dhe është një nga arsyet përse socialistët duhet të jenë krenarë.

“Pse duhet të jeni dhe të jemi krenar, është pikërisht kjo, lufta kundër korrupsionit dhe është shumë e habitshme që ata të cilët bën çmos, çmos që të mos e lejojnë të ndodhi kjo që po ndodh. Sot fërkojnë duart dhe na sulmojnë ne”, tha Kryeministi Rama.

Megjithatë kreu i qeverisë pati kritika në fjalën e tij, duke iu referuar proceseve të fundit hetimore nga SPAK. Theksoi se ka ende punë për të bërë përsa i përket drejtësisë.

“Faza ku jemi, ka vetëm pavarësinë dhe shpatën. Nuk e ka peshoren, nuk i ka sytë e mbyllur. Kjo është e vërteta, mirëpo nga ana tjetër tani 5 vjet ka kjo histori, 5 vjet dhe janë shumë pak për të ndërtuar një nga tre shtyllat kryesore të shtetit që është shtylla e pushtetit gjyqësor i pavarur, profesionale dhe që respekton liritë dhe të drejtat”, tha kryeministri Rama.

Rama në fjalën e tij paraqiti disa nga zhvillimet që ka pësuar vendi gjatë qeverisjes socialiste si në ekonomi, shëndetësi apo dhe në sektorin e turizmit. Shqipëria do të ketë vendin e nderit në panairin e turizmit që do të zhvillohet në Berlin.

“Ditën e hënë do të jemi në panairin e Berlinit dhe që është panairi më i madh në botë dhe Shqipëria ka vendin e nderit. Vendi i nderit i jepet çdo vit një vendi që dallohet dhe vlerësohet. Dhe Shqipëria, e imagjinoni Shqipëria në vendin e nderit në panairin e turizmit në Berlin. 10 vjet më para ose 5 vjet më para”, tha kryeministri Rama.

Ironizoi opozitën për të cilin deklaroi se do të pësojë një humbje të thellë në 11 Maj

“Me 11 Maj i kemi ndarë, ne me shoqen fitore ata me Noc Rrokun”, tha Rama.

Klan News