Në Panairin e Turizmit në Berlin kërcehen valle shqiptare. Në pamjet e publikuara nga Kryeministri, Edi Rama në rrjetet sociale duket ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila udhëheq vallen në të cilën janë bashkuar edhe pjesëmarrës të tjerë në Panair.
“Shqipëria mban Berlinin me këngë e valle”, shkruan Rama në Facebook.
Kujtojmë se ditën e sotme Shqipërisë i është dorëzuar zyrtarisht titulli “Vendi i Nderit” i ITB- Berlin 2025, panairit më të madh në botë të turizmit.
Në edicionin e këtij viti Shqipëria merr pjesë me një koncept të ri të promovimit, me një ekip prej 26 turoperatorësh dhe 7 bashkish turistike që prezantojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse nën sloganin “Albania All Senses” potencialet, atraksionet dhe tregun shqiptar të turizmit./tvklan.al