Kryesocialisti: Rienergjizim të partisë, vlerësim për njerëzit e duhur
Kryeministri Edi Rama kërkon një fitore edhe më të thellë në zgjedhjet e 2025 që të garantohet progresi që është arritur gjatë 3 mandateve të drejtuar nga socialistët. Si shembull suksesi para socialistëve të rinj që u anëtarësuan në PS e Tiranës ai mori rritjen turistike që ka pësuar Shqipëria.
“Ajo që ndodh me prurjet e vizitorëve në Shqipëri është vetëm një shembull i prekshëm i këtij fakti që ne në Janar dhe në Shkurt të kemi një rritje si rritja që kemi pasur këtë Janar dhe këtë Shkurt të turizmit është shumë domethënëse për afaktin që i është hapur një portë e re Shqipërisë dhe ky moment lidhet shumë me ne përsa kohë ne kemi përgjegjësinë që ta udhëheqim këtë vend.”
Rama është i bindur se socialistët nuk duhet të humbasin asnjë qendër votimi ndaj kërkoi angazhimin maksimal të antarësisë.
“Nuk ka asnjë qendër votimi në Shqipëri që Partia Socialiste nuk e fiton dot, nuk ekziston asnjë. Kënaqësia e fitores do të thotë që ne të rrisim kapitalin njerëzor të Partisë socialiste që të reflektojë hapjen dhe nevojën që do vlerësohen njerëzit e duhur.”
Partia socialiste prej disa javësh ka ndezuar motorrët e përgatitjeve për fushatën politike ku porosi e kryesocialistit është afrimi i çdo individi përtej barrierave të vjetra politike.
Klan News