Në harkun kohor të 5 muajve, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar 2 takime me shqiptarët në Greqi.
Në Maj ishte i pranishëm në aktivitetin me shqiptarët në Athinë, ndërsa të dielën (3 Nëntor) u takua me shqiptarët në Selanik.
Por, mesa duket Kryeministri Edi Rama do të ketë edhe një takim të tretë me shqiptarët në Greqi.
Bëhet fjalë për një organizim në ishullin e Kretës. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari shqiptar në Greqi, Etmond Guri, i cili në një intevistë për Klan News deklaroi se janë kontaktuar nga struktura të PS-së në Athinë për këtë takim të tretë në radhë, që me shumë gjasa pritet të ndodhë në fillim të vitit 2025.
“Jemi kontaktuar nga elementë kryesisht të Partisë Socialiste, janë njerëz që jetojnë këtu, jemi kontaktuar dhe jemi njoftuar që do të ketë një takim të radhës të z.Rama në ishullin e Kretës, ku aty jetojnë më shumë se 30 mijë bashkëatdhetar, dhe kjo do bëhet siç ata e kanë caktuar dhe thënë, si dhe vetë Kryeministri ka thënë, për prezantimin e strategjisë 2030 dhe kryesisht për të drejtën e votës në 2025 dhe duhet parë me kujdes pavarësisht enturazhit politik, ka disa probleme dhe ngërçe që duhen zgjidhur me qëllim që mos të kemi thjesht një pompozitet politik, por të kemi dhe një votë reale që të mund të votojnë bashkëatdhetarët tanë”, deklaroi gazetari Etmond Guri.
/tvklan.al