Elida Hoxha: “Dje janë mbyllur regjistrimet paraprake në të gjitha universitetet shqiptare dhe sot kanë ardhur listat e të regjistruarve në këto regjistrime paraprake. Universiteti i Vlorës nuk ka regjistruar studentët në mes ata të shpallur fitues, por që e kanë patur mesataren nën 6. Pavarësisht detyrimit ligjor që ai ka patur dhe megjithatë ne i bëjmë me dije dhe të gjithë këtyre studentëve se ata do të quhen të regjistruar në këto regjistrime paraprake dhe do të merren parasysh, pra nuk e humbasin të drejtën e regjistrimit dhe do të merren parasysh nga agjencia e pranimeve në institucionet e arsimit të lartë për t’u shpallur edhe në listat përfundimtare të fituesve në programet e studimit të shkollave të lart. Rrjedhimisht ata do të shpallen, nuk humbasin asgjë. Të gjithë do të quhen të regjistruar dhe me shpalljen e listave do të fillojnë regjistrimet e tjera. Në të njëjtin nen ku përcaktohet që institucionet e arsimit të lartë mund të vendosin kriteret e veçanta po aty thuhet që është Ministri i Arsimit dhe i Shkencës ai që vendos kriteret e përgjithshme dhe procedurat e regjistrimeve në institucionet e arsimit të lartë. Për mos të hequr një të drejtë që e kanë ata studentë pasi janë shpallur fitues dhe ata duhet të vazhdojnë studimet e larta do t’i quaj ata që e kanë kryer regjistrimin paraprak dhe do t’i marrin parasysh në nxjerrjen e listave përfundimtare.”/tvklan.al