Prindërit e Martin Canit, që u vra jashtë ambienteve të shkollës Fan Noli në Tiranë, 2 muaj më parë kanë protestuar sërish për vrasjen e fëmijës së tyre.
Ata u shprehën se kërkojnë vetëm drejtësi për zbardhjen e ngjarjes tragjike.
“Besoj se heshtja vret më shumë se gjithçka. Kemi dy muaj që përjetojmë këtë dramë të madhe dhe nuk kemi asnjë reagim, as nga prokuroria, as nga shkolla, as nga shëndetësia, nuk e di nuk kam fjalë sepse po përjetojmë një ngjarje shumë tragjike, nuk flejmë gjumë. Kemi një traumë shumë të madhe”, tha babai i Martinit.
“Vetëm drejtësi kërkoj, asgjë tjetër, vetëm drejtësi”, tha mamaja e Martinit.
Pjesë e protestës në formë marshimi ishte edhe bashkëmoshatari i Martinit, Luisi, i cili mbeti i plagosur ditën e ngjarjes pranë shkollës “Fan Noli”.
Për të kërkuar drejtësi për Matin Canin kishte edhe qytetarë, të rinj dhe aktivistë të shoqërisë civile që pas protestës pranë shkollës marshuan drejt Ministrisë së Arsimit.
Klan News