Rëndohet bilanci i viktimave që humbën jetën nga zjarri në resortin e skive në Turqi.

Ministri i Brendshëm turk ka bërë të ditur se nga tragjedia kanë humbur jetën 66 persona dhe janë plagosur 51 të tjerë.

Zjarri që rreth orës 03:30 të mesnatës në resortin e skive në Bolu nisi fillimisht në restorantin e hotelit me konstruksion druri dhe u përhap me shpejtësi në ndërtesën 12-katëshe.

Në hotel po qëndronin 237 persona në momentin që ra zjarri. Ekipet zjarrfikëse u angazhuan fillimisht për evakuimin e turistëve, e më pas nisën punën për shuarjen e flakëve.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, teksa ngjarja është nën hetim.

/tvklan.al