Bujqësia nuk preket, industria rinis ngadalë rritjen
Rihapja e ekonomisë ka rigjallëruar investimet në sektorin privat, të kryesuara më shumë nga sektori i bujqësisë, i vetmi që ka arritur të rezultojë më rritje edhe gjatë periudhës së pandemisë.
“Pavarësisht pandemisë kemi investime në sektorët e bujqësisë, fermat, stallat, peshkimi, fruta-perimet dhe agroindustria.”
Për bizneset e industrisë shihet një optimizëm muajt e fundit për të shtuar investimet, por Gjergj Buxhuku i Konfindustria-s, pranon se nuk janë në nivelin e mëparshëm për disa arsye: rënia e kërkesës së huaj, tkurrja e konsumit të brendshëm dhe pasigurinë që ka krijuar pandemia.
“Ka një rikuperim të vogël pas karantinës por jo në nivelet e mëparshme, kemi stepje edhe për shkak të tregjeve globale, shpopullimit dhe pandemisë”.
Pavarësisht rritjes së investimeve nga sektori privat, probleme shihen në procedurat e miratimit të lejeve nga ana e pushtetit vendor.
“Kemi vonesa dhe probleme nga ana e bashkive për miratimin e lejeve për të kryer planin e investimeve.”
“Investimet private janë të rëndësishme sepse sjellin mirëqenie ekonomike dhe shtojnë punësimin, janë motori zhvillues i ekonomisë.”
Prej 1 viti ecuria e formimit bruto të kapitalit fiks, tregues i cili jep nivelin e investimeve të bizneseve, është në territor negativ. Në tremujorin e dytë të këtij viti investimet ranë me 11.1%, ndërsa sipas të dhënave të tërthorta të bankës qendrore muajt e fundit ka nisur një rigjallërim i tyre. Kredia për investime në fund të shtatorit arriti vlerën e 190 milion Dollarëve.
Tv Klan