Emisioni “Shije Shtëpie” në Tv Klan mëngjesin e kësaj të marte u përqendrua tek marrëdhëniet në çift. Paneli i të ftuarve diskutoi rreth arsyeve që çojnë drejt shkatërrimit të një marrëdhënie, apo dhe rrugën e duhur që ndihmon në forcimin e saj.

Gjatë programit u prek dhe një tematikë mjaft interesante. Arsyeja se përse gratë nuk duan të martohen. Moderatorja Katerina Trungu duke iu bazuar një sondazhi në Suedi, që po ashtu prekte aspekte të ngjashme dhe me vendin tonë, renditi arsyet se përse gratë refuzojnë të martohen.

Së pari ishte lidhja ligjore. Gratë në shumicën e rasteve kërkojnë vetëm një fejesë, ose bashkëjetesë, pa celebrim. Historia e prindërve, prindër të cilët kanë vendosur që të mos bëjnë celebrim, ose dasmë, shërben si shembull që ndiqet nga shumë gra.

Dëshira për të pasur ose jo fëmijë është gjithashtu një arsye që step shumë gra drejt martesës. Sipas sondazhit shumë gra në momentin që bëjnë fëmijë nuk duan që të martohen, por shumë të tjera nuk duan që të martohet sepse nuk duan që të kenë fëmijë.

Një faktor tjetër shumë i rëndësishme janë dhe arsyet ekonomike, të cilat kanë jo pak peshë në vendimin e një gruaje për t’u martuar ose jo.

Këto arsye ngjallën diskutime mes të ftuarve në studio. Punonjësi social, Klaudio Pulaha në bazë të përvojës së tij martesore, tha se ishte liberal sa u takonte pikave të sipërpërmendura. Por, nga ana tjetër tha se celebrimi, dasma dhe fëmijët, duhet të shiheshin si etapa që çonin drejt një procesi, martesa.

 “Hiq pjesën e fëmijëve që mezi i presin, por realisht ky ka qenë dhe një diskutim i gjatë edhe me bashkëshorten time. Kohët kanë ndryshuar dhe ka persona që nuk dëshirojnë që të bëjnë celebrimin. Mua më pëlqen që si Klaudio të shkoj dhe t’i bëj të gjitha këto procese, sepse mua personalisht flas, më pëlqen që gjithë këtë proces ta kanalizoj në këto etapa që të tjerët dhe familjarët e mi e kanë kanalizuar. Mua më pëlqente si fejesa, si martesa, si celebrimi, sepse më duken procese shumë të bukura. Tani çështja është që nëse ne mendojmë se na mban bashkë ajo që firmosim, apo na mban bashkë të ndryshojmë apo jo mbiemrin. Por, mendoj se e forcon më tepër çiftin”, tha Klaudio Pulaha./tvklan.al