Interesi për ndërtimin e impianteve për prodhimin e energjisë diellore rritet çdo ditë. Berti Malko ka veshur një sipërfaqe prej 300 metër katror në taracën e biznesit të tij me fotovoltaiket.

Sot ai nuk paguan asnje Lekë për konsumin e energjisë elektrike, përkundrazi tepricën ia jep shtetit.

“Konsumonim rreth 1 milionë Lekë, mbi mesatare fatura në muaj dhe i vendosëm për arsye të ekonomisë dhe deri tani jemi shumë të kënaqur me investimin që kemi bërë”, tha Berti Malko.  

Divjaka është zona që ka diell gjithë vitin, dhe prodhimi i energjisë së gjelbërt është i garantuar. Kontributi i dhënë nga bizneset për sasinë e tepërt të energjisë së prodhuar u kthehet gjatë ditëve kur nuk ka diell.

“Gjatë beharit, shumicën, gjysmën e investimeve ia japim rrjetit. Kthehet në korent. Marrim gjatë orëve që nuk ka, gjatë dimrit që ka pak diell marrim konsumin që kemi dhënë rrjetit”, tha Malko.    

Në Divjakë krahas restoranteve, impiante fotovoltaike janë vendosur edhe nga disa bar-kafe apo karburantet. Përveç të tjetrash parku i energjisë diellore në Karavasta, prodhon sasinë më të madhe të energjisë të gjeneruar nga dielli.

Klan News