Me një investim që në total shkon në 6.5 milionë Euro në Kamëz është në përfundim një shkollë e re që do të hap dyer për 1300 nxënës në shtator.
Për shkak se është bashkëfinancim me qeverinë gjermane, si grant për rindërtimin shkolla do mbajë emrin e ish-kancelares Angel Merkel.
Kryeministri e cilëson si një nga investimet më të mira në infrastrukturën arsimore dhe ju përgjigjet dhe akuzave për shpopullimin.
Vetëm në Kamëz në 4 vite sipas qeverise janë ndërtuar 19 shkolla të reja.
Sipas ministres së Arsimit janë 30 milionë Euro që janë vendosur si buxhet për këtë vit për rehabilitimin dhe rindërtimin e shkollave në të gjithë vendin.
Tv Klan