Shqiptarët po shkojnë më pak në banka dhe veprimet po i kryejnë nëpërmjet aplikacioneve online. Të dhënat bëhen të ditura nga Banka e Shqipërisë sipas së cilës në tremujorin e parë të këtij viti, numri i transaksioneve në distancë arriti në pak më shumë se 2 milionë.
Transaksionet sipas Bankës së Shqipërisë raportohet të kenë shënuar rritje si në vlerë ashtu edhe në numër, teksa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë diferenca është 19% më e lartë.
Ekspertja e ekonomisë Eriola Hoxha thotë se ky tregues vjen si rezultat i modernizimit të shërbimeve bankare dhe kostove të ulëta për publikun.
Banka e Shqipërisë raporton se pagesat me vlera të mëdha të kryera elektronikisht zënë 61% të totalit. Ekspertët e shohin si progres në luftën ndaj informalitetit.
Referuar shifrave, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin në fund të vitit 2023 arriti në pothuajse 1.1 milionë, në rritje vjetore me 25%.
Ndërkohë sa i takon në tërësi totalit të llogarive bankare qytetarët shqiptarë kanë preferuar më së shumti kartat bankare me funksion debiti për kryerjen e pagesave, të cilat janë rritur me 2% krahasuar me vitin e kaluar.
Tv Klan