Rritja e numrit të turistëve që po përjeton vendi ynë është reflektuar edhe në numrin e vizitorëve në muze. Sipas të dhënave zyrtare nga Janari në Maj 11 muzetë e vendit janë vizituar nga mbi 148 mijë persona, duke shënuar një rritje me 71.4% krahasuar me 5 mujorin e vitit 2023.
Listën e monumenteve më të vizituara në vend për 5 mujorin e parë të këtij vitit e zë muzeu “Gjergj Kastrioti” me mbi 55 mijë vizitorë. Muzeu i Krujës, ndiqet nga Parku Arkeologjik i Shkodrës, i cili në 2023, mes siteve dhe muzeve kryesorë renditej i fundit, ndërsa sot mban peshën më të madhe të frekuentimit nga vendasit dhe të huajt. Për pesë muajt e parë është frekuentuar nga rreth 52 mijë shtetas.
Nga 9 parqe në total i dyti më i vizituari është Parku Kombëtar Butrint me 38 mijë vizitorë dhe më pas Parku Arkeologjik Apolonisë me rreth 38 mijë. Rritja krahasuar me 5 muajt e vitit të parë është me 53.3%
Sa i takon kalave, që prej vitit të shkuar kalaja e Gjirokastrës vazhdon të mbajë fluksin më të madh të vizitave me mbi 50 mijë hyrje me një rritje me 60 % më shumë se pesë mujori i parë i 2023. Fluksi i shtuar në kala, site e muze, ka detyruar autoritetet që të marrin vendimin që këto institucione të rrinë hapur çdo ditë te javës deri në Tetor.
Tv Klan