Adriano vendosi që të dalë vetëm nga Love Story. Fronisti, i cili hyri së fundmi në program, tha se koha ishte e pamjaftueshme për të marrë një vendim të madh.

Vendimin e tij ua tha Sellmës dhe Xhenit, me dy vajzat që zhvilloi takimet e fundit.

“Rrugëtimi im nga Love Story do jetë ashtu siç e tha Algerti, me dy valixhe me vete”, tha Adriano.

Takimin e fundit me Sellmën, Adriano e zhvilloi në Tiranë, ndërsa me Xhenin, në Milano e Como. /tvklan.al