#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Gentian Zenelaj rikthehet pas dëmtimit në këmbë: Gati për teatrin

Në pjesën e parë të programit për ditën e sotme do të kemi të ftuar një personazh shumë të dashur, pjesë tashmë prej vitesh të familjes së madhe Klan dhe gjithashtu aktor shumë i talentuar si në teatër ashtu edhe në film. Do e kemi në studio sot për të folur me të për rikthimin e tij në teatër pas një periudhe ku për shkak të një dëmtimi duket se e ka patur të pamundur të ngjitet në skenë për të interpretuar. E megjithatë sot e presim më nën formë se kurrë aktorin dhe moderatorin e programit “Stop” në Tv Klan, Gentian Zenelaj.

Krepa të ëmbël apo të kripur? Zbulojmë recetat më të mira

Në pjesën e dytë të programit për ditën e sotme do të ndalemi tek një temë e kuzhinës, e pikërisht tek një gatim që na pëlqen shumë t’a konsumojmë siç janë krepat. Një gatim që mund të jetë si i ëmbël ashtu edhe i kripur dhe që mund të përgatitet lehtësisht nga të gjithë, madje edhe nga ylli I futbollit David Beckham, I cili ka publikuar në rrjete sociale një video e cila është bërë virale duke përgatitur krepa për vajzën e tij Harper, pikërisht në Ditën Kombëtare të Krepit, sepse edhe Krepat kanë një ditë Kombëtare, që është më 2 shkurt. Ndaj edhe ne këtë pjesë do t`ia dedikojmë krepave,të krepat do të flasim në studio sot me mikeshën e programit tonë, foodblogeren, blogeren e ushqimit Eneida Çakërri (Ida’s Passion).

“Ligji i rrugës”/ Çfarë ndodh kur qiramarrësi nuk paguan dhe refuzon të largohet?

Në pjesën e tretë të programit do të ndalemi tek rubrika jonë "Ligji i Rrugës". Këtë herë do të trajtojmë temën "Çfarë ndodh mes një qiradhënësi dhe një qiramarrësi nëse ky i fundit nuk pranon të dalë nga shtëpia dhe ndërkohë as nuk paguan? Si parashikohet me legjislacion? Për të folur për këtë temë kemi të ftuar në studio avokaten tone, Margarita Kola.