Moska shpreh “optimizëm të kujdesshëm” për propozimin amerikan për një armëpushim në Ukrainë.

Një ditë pasi i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff i dorëzoi në Moskë palës ruse planin e armëpushimit, zyra e shtypit e Vladimir Putinit theksoi sërish se presidenti rus ka ngritur disa pyetje për homologun e tij amerikan lidhur me mënyrën se si do të funksionojë armëpushimi ndërmjetësuar nga amerikanët.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov tha se përpara se të organizohet një takim mes Donald Trump-it dhe Vladimir Putin-it, që konsiderohet si një hap i rëndësishëm për fundin e luftës, duhet fillimisht t’u jepet përgjigje këtyre pyetjeve.

Të entjen, Vladimir Putin tha se ishte dakord për një armëpushim, por afatgjatë dhe jo 30-ditor sa ç’propozon Uashingtoni dhe Kievi.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm ukrainas Andri Sibiha njoftoi se Ukraina ka nisur procedurat për krijimin e një ekipi mbikëqyrës të armëpushimit, që mund të arrihet së shpejti.

Pavarësisht përpjekjeve diplomatike, në terren rusët kryen sulme me dronë në Harkiv duke plagosur disa persona (ndërsa ukrainasit u përgjigjën duke goditur disa depozita nafte në rajonet perëndimore të Rusisë.

Tv Klan