#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Mësuese, poete, aktiviste/ Barie Boba Çupi rrëfen historinë e jetës
Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve! Mirënjohjeje për të gjithë ata që me pasion dhe përkushtim mbjellin farën e dijes në zemrat dhe mendjet e brezave. Ata nuk janë thjesht mësimdhënës, por udhërrëfyes që formojnë karaktere, ushqejnë ëndrra dhe lënë gjurmë të pashlyeshme në jetë. Çdo mësim i tyre është një dritë që nuk shuhet kurrë, por vazhdon të ndriçojë edhe përtej bankave të shkollës.
Endri dhe Stefi Prifti performojnë në studio – ”Mësuesi i parë”
Jemi kthyer në pjesë e dytë dhe në këtë pjesë do të sjellim një këngë himn për mësuesit, “Mesuesi i pare” (për herë të parë e ka kënduar Dhimitër Dushi). Kjo këngë do të rivijë në studion tonë nga vëllezërit më të famshëm korçarë, Endri dhe Stefi Prifti…
Historia e 3 mësueseve në kryeqytet dhe mesazhi i tyre për 7 mars
Në këtë pjesë të tretë, do të sjellim një material ku kemi intervistuar 3 mësuese të cilat do të na rrëfejnë pak nga eksperienca e tyre në edukimin e brezit të ri por edhe kanë ndarë në këtë ditë të rëndësishme për arsimin, mesazhin e tyre për brezin e ri.