Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Rumani për rinumërimin e votave të zgjedhjeve presidenciale të 24 Nëntorit, ku radikali i djathtë pro-rus Kalin Xhorxhesku u rendin papritur i pari, nxorri rumunët në sheshin qëndror të Bukureshtit, një grup për të protestuar kundër tij dhe një tjetër për ta mbështetur.
Trupa gjykuese mori këtë vendim pas kërkesave të disa kandidatëve që humbën që në raundin e parë të presidencialeve.
Ata kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve me argumentimin se Xhorxhesku u mbështet ilegalisht nga rrjeti social kinez TikTok, që po shkakton shqetësim në gjithë botën me ndikimin në politikën e brendshme të shumë vendeve.
Kushtetuesja rumune tha megjithatë se tani është tepër vonë të merret parasysh si faktor TikToku. Vendimi i saj ve në pikëpyetje balotazhin e 8 Dhjetorit.
Kalin Xhorxhesku, i dyshuar për lidhje të fshehta me Moskën, ka mohuar kategorikisht lidhjet si me Rusinë ashtu edhe me Kinën. Dyshimet për ndikimin e rrjeteve sociale në zgjedhje i hodhi edhe Këshilli i Lartë i Mbrojtjes së Rumanisë.
Ndërsa platforma kineze mohoi kategorikisht ndikimin në favor të Xhorxheskut.
Tv Klan