Rusia shprehet e interesuar për të vazhduar eksportin e gazit drejt BE. Vendimi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pas deklaratës nga BE që do të negociojë me Ukrainën për të rinisur dërgimin e gazit përmes territorit të saj, i bllokuar që nga 1 Janari.
Tratativa këto në të cilat duhet të bashkohen edhe Hungaria dhe Sllovakia, dy vende të unionit që përfitojnë më shumë nga importimet ruse.
Budapesti me parë kishte kërcënuar të vendoste veton nëse do të zgjateshin edhe 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Moskës, nëse BE nuk do të kishte dhënë garancitë mbi sigurinë e furnizimeve të tyre ne çështje energjie.
Peskov ka vënë theksin tek fakti se “kjo është tregti, dhe Rusia është e interesuar ta vazhdojë”.
Cituar nga agjencia e lajmeve Tass, ai ka thënë se duket se Hungaria ka marrë disa garanci dhe Brukseli ka anunçuar që procesi i negociatave do të rinisë.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, gazi rus është shumë më ekonomik për blerësit evropianë në krahasim me atë të eksportuar nga SHBA.
Klan News