Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump tha këtë të hënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta durojnë gjatë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky lidhur me qëndrimin që ai ka lidhur me fundin e luftës me Rusinë.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Truth, Trump thotë se Zelensky me deklaratat e tija të fundit për mundësinë e arritjes së një marrëveshje me Rusinë, tregoi edhe njëherë se ai nuk e do paqen.

”Kjo është deklarata më e keqe që mund të ishte bërë nga Zelenski dhe Amerika nuk do ta durojë atë për shumë kohë! Kjo është ajo që po thosha, ky djalë nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ka mbështetjen e Amerikës. Evropa, në takimin që patën me Zelensky, deklaroi prerazi se nuk mund ta bëjnë punën pa SHBA-në”, shkroi Trump.

Më herët Zelensky deklaroi se fundi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës ishte shumë largët.

Tv Klan