Në vitin 2009 një i ri shënoi trepikëshin e parë në karrierë. 16 vite më pas sërish ai realizon, por këtë herë duke shkruajtur historinë. Stephen Curry do ta mbaj mend gjatë ditëlindjen e tij të 37-të.
Basketbollisti i Golden State regjistroi një rekord që vështirë se mund të thyhet. Në fitoren ndaj Sacramentos, Curry shënoi trepikëshin e 4000 në karrierë.
Rekord edhe për Luka Donçiç. Slloveni shënoi 45 pikë në fitoren që Milwaukee Bucks mposhti Los Angeles Lakers 126-106. Ylli i Lakers kontribuoi me 11 rebaund, teksa bëhet i treti basketbollist në historinë e skuadrës që arrinë shifra të tilla.
Pavarësisht ecurisë dominuese të Donçiç, mesatarisht 31.9 pikë, 8.4 asistime dhe 7.7 rebaund në shtatë ndeshjet e fundit, Lakers kanë zbritur në vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit.
Klan News