Selena Gomez postoi ditën e hënë, një video të cilën më pas e fshiu shumë shpejt, për masat e ashpra për migracionin nga administrata e Trump. Në kuadër të këtyre masave më shumë se 1 mijë persona ranë në prangat e policisë.
Ylli i “Emilia Pérez” e cila është me origjinë meksikano-amerikane postoi një video në llogarinë e saj në “Instagram”, ku duke ngjarë me ngashërim tha “të gjithë njerëzit e mi po sulmohen”.
Selena Gomez bursts into tears over Donald Trump’s immigration law against Mexicans and Latinos in the US. pic.twitter.com/BuPidfBqFa
— Selena Gomez News (@SELENAT0RSARMY) January 27, 2025
Në një postim tjetër të shpërndarë në historinë e saj në “Instagram”, pas postimit të videos së parë, Gomez shkroi, “me sa duket nuk është në rregull të tregosh ndjeshmëri për njerëzit”. Edhe ai postim është fshirë.
Nga na tjetër, ditën e hënë cari kufitar Tom Homan iu përgjigj videos së Gomez gjatë një interviste në Fox News , duke pyetur pse ajo nuk po qante për ata që kanë vdekur nga fentanili i sjellë në SHBA përtej kufirit jugor. Gjatë gjithë mandatit të parë të Trump dhe fushatës për të dytën, ai u zotua të ndalojë rrjedhën e drogave të paligjshme në SHBA.
Ditën e dielë adiministrata e Trump nisi një sѱrë masash shtrënguese në të gjithë vendin për emigrantët e paligjshëm. Pasi pretendohet se ata janë një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-ve./tvklan.al