Votimi në të gjithë rajonin e trazuar të Katalonjës u shoqërua me debat edhe për shkak të pandemisë së koronavirusit
Partitë separatiste në rajonin gjysmë-autonom të Katalonjës të Spanjës, kanë arritur shumicën në parlament. Me më shumë se 90% të votave të numëruara, të tre partitë janë në rrugën e duhur për të marrë 74 vende në asamblenë me 135 anëtarë.
Kjo do t’i lejojë ata të qeverisin dhe të merren edhe me çështjet kryesore. Zgjedhjet vijnë pothuajse tre vjet e gjysmë pasi qeveria rajonale pro-pavarësisë e Presidentit Carles Puigdemont, solli në Spanjë krizën e saj më të keqe politike në dekada.
Tensionet kanë rënë që atëherë dhe shumica e votuesve ishin më të shqetësuar për pandeminë e koronavirusit sesa pavarësinë. Në 2019, Gjykata e Lartë e Spanjës dënoi nëntë politikanë dhe aktivistë katalanas me burg, midis nëntë dhe 13 vjet.
Ndërkohë, Partia Socialiste unionist e Kryeministrit Pedro Sanchez, mori 625 mijë vota por duhet të kërkojë bashkëpunimin me partitë e tjera për të formuar shumicën.
E djathta ekstreme Vox mori vetëm 11 vende në parlamentin rajonal të Katalonjës për herë të parë. Ajo është tashmë partia e tretë më e madhe në parlamentin kombëtar të Spanjës. Pjesmarrja në votime ishte shumë e ulët, vetëm gati 59% shumë e vogël në krahasim me 2017 .
Votimet u zhvilluan nën rregulla të rrepta, ku çdo qytetari i matej temperatuara dhe maska ishte e detyrueshme.
Klan News