Serbët bllokojnë rrugët, mbyllen pikat kufitare

Fillimisht u dëgjuan sirenat që lajmëruan serbët e veriut të mblidhen të cilët më pas barrikaduan rrugët kryesore siç duket në këto foto.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar disa orë para hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë për reciprocitet me Serbinë, për dokumentet që paraqiten në pikat e kalimit kufitar.

Policia e Kosvës njoftoi se dogana e Jarinjës dhe ajo e Bërnjakut janë mbyllur për shkak të bllokimit të rrugëve.

Tërësisht është bllokuar edhe kalimi përmes Urës së Ibrit, e cila është rrethuar nga forca policore. Policia ka njoftuar se në disa zona në veri ka pasur të shtëna me armë, madje edhe ndaj njësive policore, por që nuk ka asnjë të lënduar

Për këtë situatë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi Beogradin.

Më herët Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Beogradi nuk do të lejojë që qytetarët e saj të vendosen me shpinë pas murit.

Prej së hënës,qeveria e Kosovës nuk do të njohë më dokumentet e Serbisë në pikat kufitare dhe për ata që do të hyjnë në vend do lëshojë dokumente të posaçme të përkohshme.  

Tv Klan