Te Nottingham po përjetojnë një sezon ëndrrash në Premier League. Skuadra e drejtuar nga Espirito Santo, mori një tjetër fitore të madhe.

Nottingham triumfoi minimalisht ndaj Manchester Cityt, në duelin direkt për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Një gol i shënuar nga Hudson-Odoi në minutën e 83-të, i dha tre pikë të arta vendasve, të cilët ngjiten në vendin e tretë me 51 pikë.

Në krahun tjetër, City vazhdon të shfaqë probleme të shumta dhe renditet në vendin e katërt me 47 pikë të grumbulluara. /tvklan.al