Casemiro dëshiron që të luajë më shumë te Manchester United dhe e bën të qartë se atë nuk do ta kënaqte fakti që të merrte 375 mijë Paund në javë duke qëndruar në stol.
Ylli brazilian e nisi titullar me “Djajtë e kuq” kundër Real Sociedad në Ligën e Evropës, për herë të 19-të në 43 ndeshje në këtë sezon.
33-vjeçari do të ishte i lumtur që të përfundonte kontratën me “Djajtë e kuq”, e cila i përfundon pas 16 muajsh.
Braziliani u shpreh se ai jep maksimumin, e këtë e shikon si cilësinë e tij më të madhe.
Në verë drejtuesit e “Djajve të kuq” do të shqyrtojnë paraqitjen e lojtarit e do të vendosin për një ulje të mundshme të pagës, ndërsa kanë si politikë uljen e shpenzimeve.
Në total, në Premier Ligë ai ka luajtur 1013 minuta.
Kasemiro mund ta nisë titullar ndeshjen në “Old Trafford’ kundër Arsenalit.
“Djajtë e kuq” pozicionohen në vend të 14 në renditje, në kuotën e 33 pikëve.
Ndërkohë që Arsenali gjendet në vend të dytë me 54 pikë, 13 më pak se sa Arsenali kryesues.
Te United presioni është i madh për shkak të mungesës së rezultateve dhe në dyshim është edhe e ardhmja e trajnerit Ruben Amorim.
Disa emra janë përmendur për ta zëvendësuar, nëse dështimet vazhdojnë, me drejtuesit që po shqyrtojnë mundësinë për të bërë një ofertë edhe ish-teknikut të Barcelonës, Xavi Hernandez.
Klan News